Pr/buxheti 2015, shtyhet seanca e Kuvendit
TIRANË, 13 Nëntor/ATSH/.-Diskutimi në parim i projektbuxhetit të shtetit për vitin 2015 dhe i ligjeve të paketës fiskale ka shtyrë seancën e radhës së Kuvendit, e parashikuar për ditën e enjte. Një javë më parë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi në Kuvend shtyrjen e seancës së kësaj jave dhe vijimin […]
/ATSH/.-Diskutimi në parim i projektbuxhetit të shtetit për vitin 2015 dhe i ligjeve të paketës fiskale ka shtyrë seancën e radhës së Kuvendit, e parashikuar për ditën e enjte.
Një javë më parë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi në Kuvend shtyrjen e seancës së kësaj jave dhe vijimin e shqyrtimit të pr/buxhetit në komisionet e përhershme.
Prej një jave ligji më i rëndësishëm financiar i vendit po diskutohet në parlament. Gjatë ditës së sotme Komisioni i Ligjeve po zhvillon seanca dëgjimore me drejtues të institucioneve të rendit dhe drejtësisë lidhur me shifrat e parashikuara për ta në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, etj, do të jenë të pranishëm në Komisionin e Ligjeve për të shprehur mendimin e tyre rreth fondeve buxhetore të akorduara në buxhetin e ri.
Seanca dëgjimore me ministra po zhvillon sot dhe Komisioni i Ekonomisë, me ministrin e Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ndërsa pas mesditës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese do të jetë i pranishëm, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.
Ditën e hënë ligji i buxhetit dhe paketa fiskale do të diskutohet në parim në seancë plenare në Kuvend, ndërsa miratimi në tërësi i tij do të jetë më 27 nëntor.
Sondazhi i ditës:
Sipas jush për kë do të votonte diaspora?
-
Mazhorancën
73.4%
-
Opozitën
18.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 2276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52
-
Sot feston 70-vjetorin, socialistët urojnë Gramoz Ruçin në këtë ditë të shënuar
6 Dhjetor 2021, 15:53