/ATSH/- Projektbuxheti i vitit 2015 do të kalojë këtë të hënë për diskutim në seancë plenare në Kuvend. Qeveria planifikon që vitin e ardhshëm të ardhurat totale të arrijnë në 27.8 për qind e Prodhimit Kombëtar, me një rritje prej 49 miliardë lekësh krahasuar me këtë vit.
Totali i të ardhurave buxhetore për vitin 2015 është parashikuar në nivelin rreth 414.4 miliardë lekë ose rreth 27.8% e PBB, me një rritje në terma nominalë prej 49.7 miliardë lekë krahasuar me buxhetin
fillestar të vitit 2014.
"6 vite të qeverisjes së Partisë Demokratike realizojnë shtesë të ardhurash vetëm 75.6 miliardë lekë. Vetëm 2 vite të kësaj qeverie, realizojnë 87.3 miliardë lekë. Atë që realizohet në 2 vite, nuk është realizuar as në 6 vite më parë", tha ministri i Financave, Shkëlqim Cani.
Qeveria pretendon se ky rezulat i lartë vjen prej luftës ndaj evazionit fiskal dhe jo nga rritja e taksave. Komponenti 'rritje taksash', është më pak se sa një e treta e të ardhurave shtesë që pritet të realizohen vitin që vjen.
Totali i shpenzimeve publike për vitin 2015 është planifikuar të arrijë 475 miliardë lekë ose rreth 31.7% e PBB. Bazuar në parashikimet afatmesme, shpenzimet totale buxhetore parashikohen të ulen në terma realë (30.6% e PBB në 2016 dhe 29% të PBB në 2017) duke reflektuar kësisoj objektivin e uljes së borxhit publik gjatë kësaj periudhe. Sidoqoftë, niveli total i investimeve publike i parashikuar për periudhën 2015-
2017, reflekton një trend konstant përgjatë kësaj periudhe me një mesatare prej 5.3% të PBB. Ky fakt, konfirmon dhe një herë prioritetin e Qeverisë për të kontribuar aktivisht në rritjen ekonomike dhe rritjen e nivelit të punësimit në vend.
Por pavarësisht parashikimeve optimiste të qeverisë, projektbuxheti u kundërshtua nga Partia Demokratike. Opozita nuk ishte e pranishme gjatë diskutimit në parim në komisionet parlamentare por ajo shprehu qëndrimin e vetë gjatë daljeve publike nga selia e PD. Sipas opozitës, projektbuxheti është shembull i qartë se si një qeveri, jo vetëm nuk mban premtimet e saj për shëndetësi falas, legalizime falas e ulje taksash, por rrit varfërinë në vend.
/Shqiptarja.com