Projektbuxheti dhe Paketa Fiskale për vitin e ardhshëm do diskutohen dhe miratohen nen për nen nesër në seancën maratonë të Kuvendit.

Partia Demokratike ka vendosur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të bëjë 15 propozime për buxhetin e ardhshëm. Një pjesën e mirë e propozimeve janë të fokusuara për pronën bujqësore, taksa për banesat ku PD ka kërkuar taksimin e vetëm njërës dhe jo të dyja siç parashikon pr/ligji. Demokratët propozojnë rikthimin e taksës së sheshtë 9%. Gjithashtu debate priten dhe për TVSH-në e biznesit të vogël. 

Gjithashtu, PD ka propozuar një amendament edhe për zhvendosjen e fondeve në drejtim të sektorëve më problematikë të vendit si dhe shkurtimin e shpenzimeve të luksit në administratë. Seanca e ditës së nesërme, ku pritet të diskutohet dhe miratohet nen për nen projektbuxheti i shtetit për vitin 2018, do të jetë maratonë dhe pritet të ketë debate të nxehta. 

Disa nga propozimet e PD:

Taksë e sheshtë - 9% 

TVSH -15%  

TVSH e biznesit të vogël - 12 mln lekë në vit

Heqje të taksës së qarkullimit (ul çmimin e karburantit me 200 lekë/liter 

Rritje e fondit për pagat dhe pensionet (qe te mos jete vendim vetem elektoral si i PS) 

Rritje e fondit për të përndjekurit 

Rritje e fondit për ndihmen sociale dhe arsimi në 5% të buxhetit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com