PR e Shkodrës: PD vodhi
mandatin tonë manipuloi votën
Partia Republikane e Shkodrës paralajmëron kalimin në opozitë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, nëse vota e republikaneve për 23 qershorin nuk do të lexohet drejt. PR do të kërkojë rinumërim të të paktën 10 kutive të votimit. (Foto: Gasper Koka, kandidat i PR)
TIRANE- Partia Republikane do të kërkojë rinumërim të të paktën 10 kutive në KZAZ-të 1,2,3 dhe 4 të Qarkut të Shkodrës.
Kjo është zyrtarizuar në një konference për shtyp të kandidatëve të saj Gasper Kokaj dhe Namik Kamberi, të cilët shoqëroheshin në daljen para mediave nga këshilltarët republikanë në Bashkinë e Shkodrës. Kandidati Kokaj ka akuzuar PD-në se ka shtuar votat e saj në dëm të Partisë Republikane, duke e nxjerrë në fund të numërimit humbëse për rreth 38 vota.
Kandidati republikan ka thënë se janë mbledhur fakte dhe prova që provojnë diskordanca në plotësimin e proces-verbaleve të numërimit.
Kokaj gjithashtu i ka drejtuar edhe një thirrje dy deputetëve, të partisë Demokratike dhe Socialiste të rrethit të Malësisë së Madhe.
Ditën e martë është mbyllur me -38 vota pa marrë mandatin PR. Më vonë procedurat abuzuese që kanë ndjekur strukturat zgjedhore, kryesisht numëruesit dhe komisionerët e PD-së, sipas informacioneve ata kanë ndryshuar rezultatin duke ngritur diferencën. Kjo është shqetësues " - tha Kokaj.
"PD ta lexojë votën mirë në të kundërt do shikojmë qëndrimin tonë në këshillin bashkiak"- tha Kamberi.
Pasi ka theksuar se republikanët janë aleatët më të afërt të PD-së, kryetari i republikanëve të Shkodrës Namik Kamberi ka paralajmëruar kalimin në opozitë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, nëse vota e republikaneve për 23 qershorin nuk do të lexohet drejt. Sipas Kamberit nëse Republikanët kalojnë në opozitë, PD-ja nuk është më në mazhorancë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.
Republikanët në qarkun e Shkodrës janë të vendosur të kërkojnë mandatin, që sipas tyre nuk i takon PD-së. Ankimimi i Partisë Republikane do të depozitohet në
KQZ deri në orën 12 të natës së sotme, kohë kur është edhe limiti i fundit i lejuar nga ligji për zgjedhjet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.5%
-
Jo
33.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40