Pr.ligji/ Autobuzët dhe furgonët
do të ndalojnë vetëm në stacione

Pr.ligji/ Autobuzët dhe furgonët<br />do të ndalojnë vetëm në stacione
Autobuzët dhe furgonët 8+1 nuk do t'i marrin udhëtarët në çdo vend, por në stacionet që do të mirratojë secila bashki. Projektligji i qeverisë parashikon se transporti ndërqytetas do të kryhet pa ndalime.

“Linjat kryesore shërbejnë për të plotësuar nevojat e lëvizjes së popullsisë që lidhin bashkitë, si më poshtë vijon: Bashkitë qendër të qarqeve të ndryshme. Një bashki qendër qarku me bashkitë jo qendër qarku të një qarku tjetër ose dy bashki jo qendër qarku të qarqeve të ndryshme.  Transporti në linjat kryesore kryhet pa ndalime ose me ndalime në stacionet e përcaktuara gjatë itinerarit të linjës. Linjat ushqyese lidhin dy bashki brenda një qarku me qëndrime në stacionet e përcaktuara gjatë itinerarit të linjës, të përcaktuara në rrjetin e linjave. Rrjeti i linjave ndërqytetase, stacionet e qëndrimit dhe numri i orareve për secilën linjë miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për transportin çdo tre vjet”, - përcakton projektligji.
 
Terminalet
Gjithashtu parashikohet edhe mënyra se si do të funksjonojnë terminale.

Terminali i autobusëve është infrastruktura e transportit që plotëson kushtet e nevojshme për mbërritjen dhe nisjen e autobusëve, hipjen ose zbritjen e udhëtarëve e të bagazheve të tyre dhe për shërbime të tjera që kanë të bëjnë me transportin e udhëtarëve dhe operatorëve të transportit rrugor.

Çdo udhëtar pajiset me biletë për udhëtimin e përshkruar. Biletat blihen në terminalin e autobusëve, në autobus, në agjenci ose në çdo vend tjetër, të cilit operatori i transportit i ka dhënë të drejtën për shitje.

Udhëtari në autobus paraqet biletën e udhëtimit me kërkesë të personit të autorizuar nga operatori i transportit ose të organeve të kontrollit në rrugë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë