Pr/ligji për ushtarakët, si jepen
medaljet e sa do jetë shpërblimi

Pr/ligji për ushtarakët, si jepen<br />medaljet e sa do jetë shpërblimi
TIRANE- Komisioni i Sigurisë miratoi dje projektligjin për dhënien e medialjeve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. I pranishëm në komision ishte zëvëndës ministri i Mbrotjes, Petro Koçi, të cilit gjatë diskutimit të projektligjit u nga ana e deputetëve demokrat iu drejtuan pyetje lidhur me mënyrën si do të procedohet për dhënien e medaljeve.

Ndërkohë që zëvëndësministri Koçi, shpjegoi përpara komsionit se projektligji ka për qëllim përcaktimin e medaljeve kritereve të dhënies dhe autoriteteve përkatëse që kanë të drejtën e dhënies së tyre për personelin ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjësi të lartë të detyrave si dhe për ushtarakë të huaj që shuhen për merita dhe kontribute të veçanta për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Nëpërmjet këtij projektligji synohet të njihet kontributi dhe përkushtimi i personelit ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjshmëri të lartë të detyrave si dhe njohja e kontributeve dhe përkushtimi ushtarak për FA-në”, tha Koçi. Ndërkohë që ai bëri me dije se projektligji për medaljet në FA, ashpërson kriteret e dhënies së medaljeve dhe për pasojë numri tyre ulet, por Koçi shpjegoi se në këtë kontekst rritet masa e shpërblimit.

“Dhënia e medaljeve do të shoqërohet me një shpërbkim financiar që do të përcaktohet sipas kritereve dhe masës me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë më duhet të them se me këtë projektligj rreptësohet dhënia e medaljeve, duke ulur numrin e dhe duke rritur shperblimet financiare”, tha zëvëndësministri i Mbrojtjes. Ndërsa shtoi se hartimi i projektligjit për medaljet është bazuar në modelin amerikan.


Qeveria rikthen trajtimin me ushqim për Forcat e Armatosura, Kodheli: Hapi i parë drejt përmirësimit që i bëjmë efektivëve të FA

Forcave të Armatosura iu rikthehet e drejta për tu trajtuar me ushqim, një e drejtë e cila iu ishte hequr nga qeveria e mëparshme. Në këtë mënyrë qeveria aktuale me propozim të ministrisë së Mbrojtjes, iu rikthej dje FA-së të drejtën e trajtimit më ushqim si një të drejtë kushtetuese.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave parashtrohen qartë të gjitha hallkat që ndiqen në trajtimin e FA-së, dhe kompensimin e tyre të qerasë së banesave dhe të ushqimit të ushtarakëve. Megjithatë vendimin e qeverisë i cili u botua në Fletoren Zyrtare mbrëmjen e djeshme, e paraljamëroi ministrja Kodheli në një takim që pati me Batalionin të Logjistikës në Pezë-Helmes. Gjatë takimit me efektivët e këti bataljoni Kodheli garantoi vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare për të përmirësuar gjithnjë e më shumë kushtet e jetesës dhe të punës së së ushtarakëve.

Ndërkohë, ministrja Kodheli iu garantoi të gjithë efektivëve të FA-së se këto  vendime të qeverisë, janë hapi i parë drejt përmirësimit të mëtejshëm të efektivëve të FA-së. Ndërsa nënvizoi se do të ketë rritje të shpërblimeve dhe pagesave të ushtarakëve si dhe do të legalizohen banesat e 375 familjeve të ushtarakëve që më përpara ishin ndërtesa ushtarake. “Ky është vetëm hapi i parë drejt përmirësimit të mëtejshëm të kushteve në të cilat jetoni dhe punoni.

Do të ketë përmirësime të tjera që do të lidhen me strehimin, do të vazhdohet me legalizimet e të gjithë ndërtesave, ish-ndërtesave ushtarake të kthyera në banesa në vite, por të pa legalizuara, të pa vendosura brenda ligjeve të shtetit, pa certifikata pronësie. Janë më shumë se 375 familje ushtarakësh aktivë ose jo të cilën e kanë fituar këtë të drejtë në një mënyrë ose një tjetër, por që gjenden përpara faktit që ata jetojnë prej më shumë se 20 vitesh në një banesë, ndofta fëmijët e tyre janë lindur dhe rritur atje, por që nuk disponojnë një dokument, i cili i bën ata pronar të shtëpive ku jetojnë.

Nuk do të jetë ky hapi i dytë dhe i fundit, përkundrazi ne jemi duke punuar në mënyrë, që të paktën për profesione apo specialitete të caktuara kemi filluar studimin me kohë të unifikimit të pagesës së tyre me pagesën e të njëjtit profesion në struktura të tjera”, tha Kodheli.
 
VKM, Qeveria Berisha hoqi trajtimin me ushqim për FA
Qeveria Berisha në vitin 2013, hoqi trajtimin me ushqim për FA, me vendim të Këshillit të Ministrave, ku u miratua vendimi nr. 668, datë 07.08.2013 “Për trajtimin me ushqim të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe për disa ndryshime në vendimin nr. 524, datë 30.7.2004 të Këshillit të Ministrave “Për masën dhe mënyrën e kompensimit të qirasë së banesës dhe të ushqimit të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, i cili hoqi trajtimin me ushqim për pjesën më të madhe të ushtarakëve të FA si dhe eliminoi totalisht kompensimin me vlerë leku për ata të cilët ishte e pamundur objektivisht që të trajtoheshin me ushqim të gatuar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën

Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën