Pr/ligji për Gjykatën e Lartë, PS:
Të shtyhet, PD e kundërshton

Pr/ligji për Gjykatën e Lartë, PS:<br />Të shtyhet, PD e kundërshton
TIRANE- Komisioni i Ligjeve në Kuvend nisi sot shqyrtimin e projektligjit të ri për Gjykatën e Lartë. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi paraqiti para deputetëve përmbajtjen e projektit të hartuar nga qeveria ndërsa opozita shprehu rezervat për përmbajtjen e tij.

Nënkryetari i komisionit të ligjëve, deputeti socialist Fatmir Xhafaj tha se reforma në drejtësi është me rëndësi themelore por projektligji i paraqitur prej ekzekutivit nuk është i qëndrueshëm.

Kryetari i komisionit Ilir Rusmali replikoi me Xhafën duke deklaruar se PS e do reformën në emër të kryetarit dhe jo të Kuvendit. Deputetët e opozitës kërkuan ndërkaq shtyrjen e shqyrtimit të nismës duke ja bashkuar atë paketës së propozuar prej socialistëve për ndërhyrje në Kushtetutën e Shqipërisë.


P/ligji është një nga 12 rekomandimet e Bashkimit Europian dhe shihet si prioritet kryesor i axhendës parlamentare në sesionin e ri kuvendor.
Drafti i propozuar nga Ministria e Drejtësisë u shty gjatë sesionit parardhës pas kërkesës së opozitës, e cila kërkoi më shumë kohë në dispozicion për shqyrtimin e tij. P/ligji në fjalë, i hartuar në bashkëpunim me misionin EURALIUS, përfshin tre shtylla kryesore që lidhen me: emërimin e gjyqtarëve, kriteret e tyre, si dhe afatet konkrete për zëvendësim, kur ju mbaron mandati. Drafti që kërkon 84 vota parashikohet të miratohet të enjten, në seancën plenare të Kuvendit.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar