/ATSH/- Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011 "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis", që është miratuar së fundi në Komisionet e Kuvendit, do të kontribuojë në përmirësimin e sistemit dhe procedurës paraprake e të thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis, duke sjellë një qasje më të integruar të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm të ekosistemeve natyrore.
Ndryshimet në këtë projekt ligj parashikojnë nevojën për një reformë të plotë, të thellë, të mirëfilltë për të gjithë hallkat e përfshira në proçesin e vlerësimit në mjedis.
Ligji nr.10440, datë 7.7.2011, "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis", ka hyrë në fuqi që në shkurt të vitit 2013, por gjatë implementimit të tij janë hasur një sërë problemesh dhe ndër problemet kryesore përmendim sigurimin e pjesëmarrjes së publikut në proçesin e vendim marrjes dhe konsultimet e vazhdueshme ndërmjet zhvilluesit, autoriteteve publike, autoritetit përgjegjës për proçesin vendimarrës dhe publikut të ndikuar.
Dokumentet, që i lëshohen zhvilluesit në përfundim të proçedurave paraprake dhe të thelluar të vendimarrjes, janë përkatësisht vendimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për nevojën ose jo për të vijuar me proedurën e vendimarrjes së thelluar dhe deklaratë mjedisore për proedurën e vendimarrjes së thelluar. Pra, referuar ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, "Për lejet dhe liencat në Republikën e Shqipërisë", asnjë nga dokumentet, që lëshohen nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, nuk është leje, liçencë apo autorizim.
Ligj për mjedisin ka për qëllim mbrojtjen e tij në një nivel të lartë, ruajtjen dhe përmirësimin e tij, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, në dobi të brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe sigurimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit
/Shqiptarja.com