Prag derbi/ Dede: Tirana do ta shijojë dhe do ta fitojë ndeshjen! Daja: Shpresoj që 3 pikët të jenë tonat

Të enjten në orën 18:00 në Elbasan Arena do të luhet derbi i kryeqytit Partizani-Tirana, që është i dyti për këtë sezon. Ndeshja e parë u nda me rezultatin 0-0, por një tjetër barazim do të ishte vetëvrasës për të dy skuadrat, në një kohë kur Vllaznia është shkëputur ndjeshëm me kreun. Në prag të takimit trajneri i bardhebluve, Nevil Dede, thotë se skuadra e tij nuk do të mendojë asgjë, por do të futet në fushë për të shijuar dhe fituar takimin.

“Ndjesia imë është që unë dua të shijoj këtë ndeshje. Vetë jeta është e tillë dhe për këtë arsye fëmijët e mi mundohem ti rris me një frymë pozitive, duke iu thënë sin ë futboll dhe në jetë duhet të jesh gjithmonë fitues. Nëqoftëse je fitues dhe i realizuar do të thotë që e ke shijuar jketën tëndë. Kështu shkoj unë dhe klubi në këtë derbi.”

Ndërkohë portieri Visar Bekaj thotë se mbrojtja e Tiranës do ta anulojë sulmin e Partizanit:

“Partizani ka shumë lojtarë cilësor, por derbi është gjë tjetër. Besoj se nuk është derbi si ndeshjet e tjera. Besoj se mbrojtja jonë është më e mirë se sulmi i atyre.”

Te Partizani para kësaj ndeshje kanë marrë një lajm shumë pozitiv, pasi FIFA ka konfirmuar shlyerjen e dënimit për Erald Çinarin, futbollisti që u bë shkak për bllokimin e merkatos. Trajneri Daja thotë se sulmuesi do të nisë ndeshjen nga stoli, ndërkohë që bënë edhe një analizë të sfidës:

“Derbet gjithmonë janë ndeshje specifike, është sfida më e rëndësishme e kampionatit shqiptar. Ky derbi i gjen skuadrat me 3 pikë dieferencë dhe kjo do të thotë se skuadrat janë aty aty. Mendoj në nivel paragjykimi që nesër Partizani do të jetë I motivuar. Janë të treja rezultatet në lojë, por shpresoj që fitorja të jetë e jona.”

Në të gjithë historinë e futbollit shqiptar janë luajtur 159 ndeshje derbi. Partizani ka fituar 66 prej tyre, 50 janë ndarë në barazim, ndërsa Tirana ka 42 seksese.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta