Prag derbi, Mema dhe Gega ‘ndezin’ sfidën: Nuk ka llogari, në fushë vetëm për të fituar

Superliga rikthehet të premten me derbin Tirana-Partizani që pritet të ndezë edhe një herë kryeqytetin për shkak të tifozëve që pritet të jenë në stadium. Presioni për rezultat pozitiv është prezent te të dy skuadrat, por më shumë te Tirana e cila nuk fiton prej 15 ndeshjesh. Gjithsesi është fakt që bardheblutë vijnë pas një ecurie shumë pozitive dhe i pyetur për skuadrën favorite në prag të ndeshjes trajneri i Tiranës Ardian Mema shprehet:  

“Favorit do jetë ai ekip që do gabojë më pak dhe do të jetë më i përqendruar. Unë gjithë kohën kam punuar me skuadrën dhe t’ia lëmë fushës se kush do të jetë favoriti.  

I ngacmuar për faktin që Tirana nuk e fiton derbin prej 5 vitesh Mema përgjigjet:

“Është e vërtetë që Tirana nuk fiton prej pesë vitesh me Partizanin, ndoshta mund të ketë ardhur dita për ta thyer. Ky është futbolli dhe i pranon të 3 rezultatet. Jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe do jetë ndeshje shumë e fortë.”

Ndërkohë trajneri i Partizanit Skënder Gega shprehet se ekipi i tij nuk ka bërë asnjë llogari para ndeshjes pavarsisht faktit se udhëheqin me +8 pikë nga rivalët në kampionat.

“Kam dëshirë të fitoj derbin, pas në 13 javë do të mundohemi për kampionatin. Dëshira jonë është të dalim për fitoren, pastaj llogaritë.”

Bruno Telushi, mesfushori i Partizanit, na kë mësuar këtë sezon t’i zgjidhë ndeshjet me supergola. I pyetur nëse mund të jetë ai që do të vendosë 3 pikët në derbi vlonjati është përgjigjur:

“Ishalla e zgjidh Alban Hoxha, për mua s’ka rëndësi kush shënon, mjafton të fitojmë. Çdo ndeshjet do vlerësuar në maksimum.”

Të dy derbit e zhvilluar këtë sezon janë fituar nga Partizani me rezultatin 0-1 dhe 2-1.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë