Pasi siguroi titullin kampion, Tirana 3 javë para fundit të sezonit në Superligë, do përballet me Vllazninë të shtunën në orën 17:15 në atë që cilësohet si derbi i Shqipërisë. Te bardheblutë çështje më e rëndësishme tani për tani është qëndrimi apo jo i trajnerit për sezonin e ardhshëm, pasi ka oferta nga kampionate të tjera.
“Unë mendoj që dëshira është e dy palëve që të vazhdojmë, sepse kemi nisur një rrugëtim të gjithë bashkë, me mua duke qenë pjesa kryesore e ndërtimit të skuadrës. Një gjë është e sigurtë që në mes nuk janë paratë, por projekti,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Në krahun tjetër shkodranët janë në luftë për të siguruar një vend në Kupat e Europës.
“Problemi është se nuk duhet të merremi me Tiranën farë, por me skuadrën tonë dhe duhet të kërkojmë angazhimin 100% të skuadrës ashtu si ndeshjen me Kukësin. Me këtë duhet të merremi ne dhe jo me Tiranën,”-tha Elvis Plori, trajner i Vllaznisë.
Njëjtë si Vllaznia, edhe Partizani ka objektiv kualifikimin në Europë, por të kuqtë kanë në dorë vetë fatin e tyre. Të shtunën duhet t’ia dalin kundër Egnatias në transfertë.
“Tani duhet të jemi me këmbë në tokë sepse janë ndeshje të vështira me të tillë kundërshtarë. Kemi hasur gjithmonë vështirësi dhe duhet patjetër që lojtarët të tregohen profesionist dhe vigjilent sepse janë ndeshje me specifikë ndryshe,”-deklaroi Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.
Tre ndeshjet e tjera, që luhen po të shtunën në orën 17:45 janë Kastrioti-Teuta, Kukësi-Dinamo si dhe Skënderbeu-Laçi.
Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
59.6%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
16%
Vota total: 752
Lajme të tjera
-
Vllaznia 'kokë më kokë' me Orges Shehin, Refik Halili 'tundon' trajnerin durrsak
3 Qershor, 09:44
-
VIDEO/ I gjithë qyteti në rrugë, si u pritën futbollistët e Egnatias nga tifozët! 'Hirushja' fitoi Kupën e Shqipërisë
2 Qershor, 12:15
-
Fituan Kupën, presidenti i Egnatias 'shfrenon' fantazinë: Dwamena-n s'e lëshoj as për 10 milionë euro, vazhdojmë rrugën
2 Qershor, 09:44
-
Sinjale largimi, Orges Shehi pas humbjes në finale: I dërrmuar për ta nisur nga e para
2 Qershor, 09:32
-
VIDEO/ Egnatia shkruan historinë, mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë! 120 minuta lojë në Elbasan
1 Qershor, 21:39
-
Orges Shehi te Shkëndija, Tirana gjen trajnerin e ri brenda familjes
1 Qershor, 18:48
-
Finalja bën 'armiq' Shehin dhe Tetovën, arbitër me stemën e FIFA-s për Kupën e Shqipërisë! FSHF jep shpërblimin
1 Qershor, 15:49
-
Sonte finalja e Kupës/ Egnatia për historinë, Tirana pa tifozë dhe futbollistë! Shehi e luan ndeshjen e fundit pa kontratë
1 Qershor, 12:36
-
14 maji/ Rinumërim në Rrogozhinë! Kutia e burgut e vlefshme! KAS rrëzon BF-në, anëtarët Braho e Cefa kërkuan rinumërim
31 Maj, 15:57
-
Finale si trajner pa kontratë, Shehi: Nuk do qahemi për atë që ndodhi, Shkëndija e Tetovës klub i madh
31 Maj, 12:42
-
Vllaznia me 'look' ndryshe, shkodranët prezantojnë Drejtorin e ri Sportiv
30 Maj, 15:28
-
Fare pranë trofeut, Orges Shehi s'i uron rivalët e Partizanit: Nuk është e udhës të ndryshohet rregullorja
29 Maj, 23:01