Prag fushate/ Basha: Do rrisim pagat për mjekët! Rama i detyroi të largoheshin, nuk i dha as shpërblimet e COVID-it

Prag fushate/ Basha: Do rrisim pagat për mjekët! Rama i detyroi të largoheshin,  nuk i dha as shpërblimet e COVID-it

Kryedemokrati Lulzim Basha

TIRANË- Në prag të fushatës elektorale, nisur nga fakti që vendi po jeton ende në një pandemi globale, kryedemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur premtimin e tij se do t'u rrisë pagën bluzave të bardha, më konkretisht 1200 për mjekët dhe 700 për infermierët. Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij ka detyruar mjekët që të largohen nga vendi. Numri një i demokratëve shprehet se me ardhjen e tij në pushtet do të mbështesin mjekët me specializime, pagë më të lartë, do të rrisë investimet, si edhe do të anulojë ato që quan koncesione korruptive.

"Në planin tonë ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur specializimet për mjekët e rinj në mënyrë që të rrisim kapacitetet. Do të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët. Do të mbështesim dhe stimulojmë mjekët që të shërbejnë në zona të ndryshme të vendit ku mungon tërësisht apo pjesërisht personeli shëndetësor. Do të rrisim investimet për aparatura moderne të qëndrave shëndetësore dhe spitaleve. Do të anullojmë koncensionet korruptive dhe do të çojmë para ligjit ata që abuzuan me paratë e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri normale që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh", shkruan Basha.

Kryedemokrati thekson se vendet e rajonit i vlerësojnë mjekët më tepër se Shqipëria, sipas së cilit edhe në kohë pandemie qeveria dështoi, duke bërë vetëm propagrandë dhe jo punë të vërtetë. Madje, sipas tij, Rama nuk i dha as shpërblimet e COVID.

"Dështimi me shëndetësinë këto 7 vjet u pa qartë nga të gjithë edhe në menaxhimin e pandemisë. Ende sot, me rritjen e përditshme të numrit të të prekurve nga COVID-19, deklaratat për hapjen e 2 spitaleve të reja COVID mbeten pjesë e propagandës, ndërsa në disa raste personeli shëndetësor nuk ka marrë shpërblimet e premtuara", vijon Basha.

Postimi i plotë
Në Shqipëri sistemi shëndetësor publik vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore. Qytetarët duhet të presin orë e ditë të tëra në radhë për të marrë shërbimin bazë. Mungesa e mbështetjes ka larguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria të ketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon. Si rrjedhojë e largimeve masive të personelit shëndetësor gjatë viteve të fundit, zona të tëra në Shqipëri janë pa mjekë dhe pa shërbim për qytetarët.

Sipas të dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon, 1.2 mjekë për 1000 banorë. Ndërkohë që Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia e Veriut 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8.

Pas 2 mandatesh të qeverisjes së Ramës, mjekët shqiptarë paguhen më pak se në çdo vend të rajonit apo Europës. Sipas një studimi të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë, mjekët në Shqipëri paguhen mesatarisht 435 euro, që është paga më e ulët në rajon. Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoninë e Veriut me mbi 700 euro.

Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e personelit shëndetësor, me synim ndalimin e largimit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro (nga 661 euro më parë), mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566), kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 më parë).

Personeli shëndetësor në Shqipëri ka nevojë të menjëhershme për mbështetje. Në 7 vjet kjo qeveri i shpenzoi paratë e shqiptarëve për koncensione dhe tendera korruptivë. 120 milionë euro për aferën e check up-it mund të përdoreshin për të mbështetur personelin shëndetësor apo për të blerë aparatura të reja.

Dështimi me shëndetësinë këto 7 vjet u pa qartë nga të gjithë edhe në menaxhimin e pandemisë. Ende sot, me rritjen e përditshme të numrit të të prekurve nga COVID-19, deklaratat për hapjen e 2 spitaleve të reja COVID mbeten pjesë e propagandës, ndërsa në disa raste personeli shëndetësor nuk ka marrë shpërblimet e premtuara.

Në planin tonë ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur specializimet për mjekët e rinj në mënyrë që të rrisim kapacitetet. Do të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët. Do të mbështesim dhe stimulojmë mjekët që të shërbejnë në zona të ndryshme të vendit ku mungon tërësisht apo pjesërisht personeli shëndetësor. Do të rrisim investimet për aparatura moderne të qëndrave shëndetësore dhe spitaleve. Do të anullojmë koncensionet korruptive dhe do të çojmë para ligjit ata që abuzuan me paratë e shqiptarëve.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri normale që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A Jovan Jovan: 08/09/2020 17:47

    Vdiqe per njecike magazine... ky tarravolje per pak Kryeminister.

    Përgjigju
  • eli: 08/09/2020 12:43

    Po u bere ti kryeminister,nuk e them sa per te thene nje gje,por realisht Shqiperia do groposet!

    Përgjigju
  • Lyli puzpidhi: 08/09/2020 11:09

    O Lyl, kur te behesh ti kryeminister, leku do jet sheshit. Hajde lyl dylberi hajde.

    Përgjigju
    • Ari: 08/09/2020 12:56

      Kur te hipi derri ne fik do behesh ti kryeminister.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë