Pasditja e sotme ka sjellë një kaos dhe një trafik tepër të rënduar edhe në Tiranë. Në vigjilje të Krishtlindjeve, në shumë prej rrugëve të kryeqytetit, drejtuesit e automjeteve po qëndrojnë të bllokuar në rrugë për shkak të trafikut. Pamjet me dron tregojnë lëvizje të rënduar makinash në Kthesën e Kamzës dhe në dalje të qytetit, në autostradë. Radhë të gjata kilometrike janë raportuar edhe në rrugët që lidhin Tiranën me qytetet e Elbasanit dhe Durrësit.

 


Lajmi kryesor:

Prag Krishtlindjesh, 'paralizohet' kryeqyteti, radhë kilometrike edhe në autostradën Tiranë–Elbasan (PAMJE ME DRON)