Prag ndeshja me Gjeorgjinë/ Sylvinho: I kemi studiuar! Ende nuk e kam vendosur formacionin, me Bajramin në fushë mund të aplikojmë 2 skema

Trajneri Sylvinho mbajti sot pasdite konferencën për shtyp me gazetarët në prag të ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji që do luhet nesër mbrëma në 20:45 në stadiumin Air Albania në Tiranë. Sa i përket formacionit, tekniku brazilian shprehet se ende nuk e ka ndarë mendjen, por nesër në drekë do vendoset.

“Sa i përket ndeshjes së mëparshme, mund të bësh 5 zëvendësime apo 2. Unë e pashë që ekipi ishte mirë në fushë, erdhi momenti për të bërë dy zëvendësimet. Hoxha është i fortë, me forcë fizike, edhe Berisha se Laçi ishte vërtetë i lodhur. Për nesër nuk e dimë ende, e vërtetë që nga një ndeshje në tjetrën ka pak kohë. Sot është praktikisht stërvitja e parë, duhet shohim si janë lojtarët sot dhe nesër. Nesër në drekë vendosim me stafin dhe lojtarët”.

Më tej shtoi se do aktivizohen ata lojtarë që janë 100% në formë.

“Pak a shumë është e njëjta përgjigje, se duhet shohim lojtarët. Koha është e shkurtër për të gjithë, kthehen nga transferta, dje nuk kemi bërë gjë në fushë. Sot duhen parë si janë, duhet folur, duhet parë stërvitja, por kemi 23 lojtarë dhe shumë të gatshëm për të shkuar në fushë. Nëse kuptojmë që një lojtar nuk është në 100%, e bëjmë ndryshimin, sot është ende herët, duhet të zhvillojmë gjërat dhe të marrim një vendim nesër në drekë”.

Sa i përket rolit të mesfushorit Nedim Bajrami, Sylvinho thotë se është fleksibël me të dhe mund të aplikohen dy skema.

"Prej 1 viti e gjysëm, kemi filluar me Poloninë me skemën 4-3-3, Uzuni ka luajtur si sulmues krahu, tani është si sulmues qendror. E njëjta gjë ka luajtur me Bajramin, ka qenë në krah dhe është spostuar më pas në qendër. Kemi provuar skema të ndryshme. Me Bajramin në fushë, mund të aplikojmë dy skema. Do të vendosim në varësi të lojtarët. Bajrami është më felksibël dhe kërkon hapësira. Nuk po bëjmë prova, i kemi 2-3 mundësitë që funksionojnë, thjesht do të vendosim pas stërvitjes si do të luajmë ndaj Gjeorgjisë."

Duke kaluar më tej tek kundërshtari, tekniku thotë se i ka studiuar dhe i vlerëson si një grup i fortë.

“I kemi parë, kemi punuar një muaj mbi Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kjo është një skuadër e cila në këtë grup, sipas meje, ata janë të vetmit që kanë shkuar në fazën me kualifikim direkt. Janë shumë të fortë, me lojtarë të rëndësishëm. Unë mendoj se ata po punojnë shumë mirë, komplimente trajnerit, lojtarëve dhe federatës. Edhe ne jemi në një rrugë të mirë, jemi rritur, kemi marr eksperiencë, flas për vetën, lojtarët, stafin, njerëzit. Nesër kemi gjithçka për të bërë një ndeshje të mirë. Në një stadium të mbushur, për ne është një favor i madh, një stadium me njerëz që na shtyjnë, por Gjeorgjia është një ekip i fortë. Megjithatë, nesër në fushë dilet, bëhemi gati dhe luajmë”.

Sylvinho vlerëson ecurinë e skuadrës që vjen pas atij europiani, por sidomos të atyre lojtarëve që luajtën me Ukrainën por që nuk patën shumë minuta në europian.

“Ne jemi afër dhe më pëlqen, se çdo gjë diskutohet. Futbolli është jetë dhe jeta është mundësi. E thashë që Gjimshiti nuk ishte në Europian në 2016, por 8 vite më vonë ishte lojtari i jashtëzakonshëm që bëri kapitenin. Në intervistën e fundit të Ançelotit ai tha që lojtari mund të tërbohet me trajnerin për vendimin, por jo me mua si Karlo. Jam i lumtur me atë që kanë bërë në Europian lojtarët. Ishte grup i vështirë, po të mos ishim të përgatitur, do pësonim 10 gola. Por ne ishim aty, në lojë. Kemi bërë mirë, tani duhet të përmirësohemi, është gjithçka e hapur. Kombëtarja është e hapur, ne shohim shumë lojtarë, kemi sot Spahiun e Zekën. Ku ka shqiptarë, duhet ta shohim. Më pëlqen që lojtarët luftojnë për të marr vendin në formacion, në këtë mënyrë këtu vijnë më të mirët” .

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër