'Fitorja alternativë e vetme', Reja për ndeshjen me Izraelin: Kombëtarja të luajë pa frikë dhe inferioritet

Në prag të ndeshjes që luhet të shtunën kundër Izrealit në orën 20:45, trajneri i kombëtares Edy Reja, ka thënë se alternativa e vetme është fitorja. Italiani është në sinkron me renditjen e grupit, pasi për të synuar vendin e parë në Ligën e Kombeve duhet patjetër fitorja me Izrealin, ndërsa më pas do mendohet për Islandën më 27 shtator.

“E di forcën e Izrealit, por ne synojmë të marrim pikët maksimale të shtunën. Do fitojë skuadra me mentalitetin e duhur në fushë, pasi mungesat s’kanë asnjë vlerë. Shpresoj që këtë herë fati të jetë me ne, ndërsa forca e Izrealit do jenë tifozët. Ajo që dua unë është të luajmë pa frikë dhe pa ndienjën e inferioritetit,”-u shpreh Edy reja, trajner i Kombëtares.

Përveç mbrojtësve Gjimshiti, Kumbulla dhe Dermaku kombëtares në këtë sfidë i mungojnë edhe mesfushorët Keidi Bare dhe Endri Çekiçi. Pa mungesa nuk është as Izreali, pasi lojtari më i mirë i tyre Zahavi është i përjashtuar. Ndërkohë kapiteni Elseid Hysaj pyetjes se Izreali është kombëtarja më në presion në këtë ndeshje i është përgjigjur kështu:

“Presioni është nga të dyja anët sepse edhe ne na duhet fitorja ashtu si edhe atyre. Ndeshjen do ta fitojë ai që është më i zoti të shfrytëzojë mundësitë në fushë. Nuk ka të bëjë se kush ka më shumë presion,”-deklaroi Elseid Hysaj, futbollist i Kombëtares.

Sfida e parë e luajtur në Tiranë në muajin qershor u fitua 1-2 nga Izraeli, ndërsa përballja e kthimit të shtunën do gjykohet nga një katërshe arbitrash nga Lituania me kryesor Donatas Rumšas.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 23/09/2022 18:30

    KY KA MBARUAR SI LOJTAR,NUK VRAPON ME,KA 5 MUAJ PA LOZUR...ÇNE NE KOMBETARE KY?ME KONTRATA I KA DHE KOMBETARJA? PLEQ NE POLITIK.....PLEQ NE KOMBETARE... PASTAJ THEMI PSE PO IKIN TE RINJT NGA SHQIPERIA?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale