Prag ndeshja me Teutën/ Ish-trajneri për Report Tv: Tirana është shumë në formë, Egbos i uroj më të mirat e botës

TIRANË- Ai nuk është më trajner i Tiranës, por zemra ende i rreh për bardheblutë.

Ardian Mema, ish- trajneri i kryeqytetasve do të jetë i pranishëm në stadiumin "Air Albania Stadium" ku do të përballet me Teutën në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi, Mema ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Tirana dhe cilat skuadra sheh si favorite.

"Mendoj që Tirana ka marrë pikët maksimale, shpresoj që të vazhdoj me këtë i uroj gjithë të mirat e kësaj bote Ego dhe ekipit. Ky klub do ecën siç ka treguar në këto ndeshje të fundit. Tirana ka momentin e vet dhe duhet shfrytëzuar se ka një klimë shumë të mirë dhe lojtarët i ka në formë, mendoj se do bëj një hap cilësor. Është një humbje terreni nga ana e partizanit. Kukësi, Partizani, pa lënë Teutën besoj se do jenë në luftë se kanë cilësitë e veta", tha Mema për Report Tv.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, gjenden dy kallashnikov dhe dy krehër në automjetin e djegur nga autorët

Atentati në Vlorë, gjenden dy kallashnikov dhe dy krehër në automjetin e djegur nga autorët