Prag reshjesh, banorët në Krujë: Të pastrohen kanalet, akoma s'kemi marrë dëmshpërblimet nga përmbytjet

Banorët e zonës së Bilajt në Krujë ankohen se nuk kanë marrë dëmshpërblim nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Fshatrat e Krujës vazhdimisht gjatë 30 viteve të fundit përmbyten çdo vit, madje në disa zona kemi përmbytje 4 ose 5 herë në një vit.

Përmbytja e fundit ishte në shtator të 2019 dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në zonën e Bilajt dhe në fshatra të tjerë përreth. Por sipas banorëve ende nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës dhe asnjë dëmshpërblim nga shteti.

Uji ka vërshuar në dhjetra banesa duke nxjerrë jashtë përdorimit të gjitha orenditë shtëpiake. Banorët shprehen se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në tokat bujqësore. Uji ka shkatërruar prodhimet bujqësore dhe në disa raste ka sjellë dhe dëme në bagëti. Banorët thonë se edhe pse përmbytemi çdo vit kanalet ende vijojnë të mos pastrohen.

"Përmbytjet vijnë nga liqenet që hapin atje edhe kanalet e pa pastruara. Nuk ka ardhur askush. Asnjë shpërblim, por nuk ka pyetur askush. Ndërtime pa leje sipër kanaleve kulluese" thanë ata.

Në prag të rikthimit të reshjeve banorët ndjehen më të rrezikuar ndaj dhe kërkojnë ndërhyje emergjente. Shkak I përmbytjeve mbeten dhe ndërtimet pa leje mbi kanale e kolektore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh