DHERMI-  Rruspa mbi ndërtimet pa leje ka vijuar sot në Dhërmi. Edhe pse prag sezoni turistik ky fakt nuk e ka ndaluar INUK të prishë dhjetëra ndërtime pa leje në një prej zonave më të frekuentuara për pushuesit sic është Dhërmiu.Edhe pse banorët janë shprehur kundër prishjes së ndërtimeve në njoftimin zyrtar të INUK thuhet se gjatë aksionit të sotëm të drejtuar nga kryeinspektori Gazmend Osmani nuk ka patur konflikte apo përplasje me pronarët e objekteve.. Nga nisja e aksionit deri tani janë ekzekutuar mbi 70 vendime të bashkisë së Himarës. Aksioni i ndërtimorëve do vijojë në zona të tjera turistike. Fillimisht është ndërhyrë në Velipojë, Sarandë dhe Ksamil duke I shndërruar këto vende si në “shesh beteje të vertetë”. Prishja e ndërtimeve pa leje dhe rënojat që mbeten pas tyre shtojnë më tepër problemet në infrastrukturën e zonave turistike.Vec mungesave në ujë,energji dhe ndotjes së ambjentit, turistëve do t’u duhet të përballen edhe me masive të tëra inertesh të krijuara nga aksione qe lihen të kryhen në nisje të sezonit në zonat më të frekuentuara bregdetarë në vend.

DULE KUNDER AKSIONIT
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut; Vangjel Dule nëpërmjet nje deklarate për mediat dje reagoi lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje në bashkinë Himarë. Sipas Dules Himara është bërë objekt aksionesh selektive, ndërkohë që denoncoi dhunimin e qytetarëve në Qeparo. “Në prag të celjes së sezonit turistik zona bregdetare e Himares bëhet objekt aksionesh të policisë ndërtimore me pretekst prishjen e objekteve te paligjshme duke i dhënë zonave të caktuar, me karakter më turistik, karakteristika të tipit Kandahar.”është shprehur dje Dule.
(np/shqiptarja.com)