Prag-përplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Prag-përplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe një destrojer rus iu afruan njëri-tjetrit në një distance prej rreth 50 metrash në detin e Kinës lindore.

Flota e Shteteve të Bashkuara tha se destrojeri rus vuri në rrezik sigurinë e luftanijes amerikane “Chancellorsville” dhe ekuipazhit të saj, duke e detyruar atë të bëjë një përpjekje të shpejtë e sforcuar për të shmangur një përplasje.

Autoritetet amerikane thanë gjithashtu se një helikopter po përgatitej për t'u ulur në në luftanijen amerikane “Chancellorsville”, e cila po ruante një kurs të qëndrueshëm lundrimi, kur destrojeri rus, që po lundronte pas anijes amerikane, rriti shpejtësinë duke u afruar nga 15 në 30 metra.

Zëdhënës i flotës së 7-të me bazë në Japoni Clay Doss tha se askush nuk u plagos dhe nuk se nuk ishte në dijeni për ndonjë dëmtim të anijes.

"Ne i konsiderojmë veprimet e Rusisë gjatë këtij ndërveprimi si të rrezikshme, joprofesionale dhe jo në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare për Parandalimin e Përplasjeve në Det" thuhej në deklaratën e Flotës së 7-të.

Nga ana tjetër ushtria ruse akuzoi luftëanijen amerikane se kishte bërë një manovër të rrezikshme duke i prerë rrugën destrojerit rus “Admiral Vinogradov”.

Në një deklaratë thuhej se anija amerikane "ndryshoi papritmas drejtimin, duke i prerë rrugën “Admiralit Vinogradov-it” duke iu afruar 50 metra larg gjë që detyroi ekuipazhin e anijes ruse të bëjë një manovër të shpejtë për të shmangur përplasjen”.

Ushtria ruse tha se marina e saj dërgoi një mesazh në radioje në shenjë proteste. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën