TIRANE- Programi i praktikës në institucionet qendrore do tu japë mundësi një pjesë të studentëve të jenë pjesë e administratës publike dhe të stafeve të ministrive. Kështu u shpreh dje Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku shpjegoi mundësitë që do të kenë 1900 të rinj për të zhvilluar praktikën në administratën publike.
“Do të kenë dhe vende dhe në administratën publike, siç ka ndodhur edhe në MMSR, ku disa nga përfaqësuesit më të spikatur të këtij projekti një vit më parë, janë pjesë e stafit të ministrisë”, - u shpreh Klosi. Ja katër pyetjet që shpjegojnë se çfarë është programi i praktikës së punës dhe kush mund të aplikojë.
Çfarë përmban programi i praktikave të punës për 1900 të rinj?
Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive tuaja profesionale si dhe të shprehive praktike në njohje me sistemin administrativ publik. Periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike. Periudha praktikës së punës është e papaguar. Gjatë këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse bazuar në një plan pune 3 mujor drejtuar nga një mbikqyrës.
Pas përfundimit me sukses të programit do të pajiseni me çertifikate pjesëmarrjeje. Institucionet e administratës shtetërore qendrore, pjesëmarrëse në program, do të punësojnë me kontratë të përkohshme pune 200 praktikantë, të përzgjedhur nga thirrja e parë dhe që kanë kryer praktikën e punës në atë institucion në kuadër të kësaj thirrjeje. Përzgjedhja e praktikantëve kryhet nga secili institucion pjesëmarrës mbi bazën e vlerësimit të performancës, mesatares dhe titullit të studimit që përkon me profilin e pozicionit të punës.
Si bëhet aplikimi?
Aplikimi bëhet në adresën “praktika.gov.al”, brenda datës 14 qershor 2015. Përpara se të aplikoni, konsultoni numrin dhe profilin e kërkuar nga çdo institucion në mënyrë që të konsideroni probabilitetin e përzgjedhjes. Mund të aplikoni vetëm një herë dhe të zgjidhni 2 institucione në të cilat dëshironi të kryeni praktikën e punës.
Kujdes: Nëse aplikoni më shumë se një herë, do të skualifikoheni. Përzgjedhja do të kryhet nga institucionet për të cilat është kryer aplikimi bazuar në profilin apo kriteret e përcaktuara nga institucioni. Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike. “Kjo nuk është vetëm një vizitë turistike në administratë, se kjo do ishte shumë pak.
Qenia në administratën publike të jep shumë më tepër mundësi ti shërbesh vendit tënd, të jep shumë mundësi që ti të bësh një karrierë të qëndrueshme. Ka një ligj të Shërbimit Civil i cili të mbron në karrierën tënde dhe të jep mundësi që ti të bësh karrierë, ka një mundësi që ty të jep një stabilitet në profesionin tënd dhe të kualifikohesh për ta mbajtur këtë profesion për shumë vite”, - u shpreh Klosi gjatë takimit me studentët.
Cilat janë kriteret për të rinjtë?
Që dosja juaj e aplikimit të merret në konsideratë duhet të jeni 21- 26 vjeç në momentin e aplikimit. Të keni mbaruar studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’. Të keni dosje të plotë aplikimi (formular aplikimi të plotësuar të gjitha të dhënave të kërkuara, CV dhe letër motivimi). Profili dhe fusha juaj e studimeve përkon me kërkesat e institucionit. Aplikoni vetëm një herë dhe zgjidhni 2 institucione në të cilat dëshironi të kryeni praktikën e punës.
Si do bëhet përzgjdhja dhe sa do të zgjasë praktika?
Projekti në fjalë është konceptuar në tre faza dhe do të zgjasë deri në muajin shtator. Faza e parë përfshin periudhën nga 1 qershori deri në 14 qershor, e cila do shërbej për të bërë aplikime. Faza e dytë përfshinë periudhën nga 15 qershori deri në 29 qershor ku do bëhet vlerësimi i aplikantëve për të përzgjedhur prej tyre 1900 fituesit që do marrin pjesë në praktikë.
Faza e tretë do të shtrihet në muajit korrik-shtator dhe do shërbejë për të kryer praktikën pranë një institucioni të administratës qëndrore dhe institucioneve të varësisë. Ndërkohë që për të respektuar kriterin e barazisë gjinore është parashikuar që 50 për qind e aplikantëve të jenë femra, ndërsa 3 deri në 5 për qind do u lihen vende të garantuara për personat me aftësi të veçanta.
Praktikantët
“Gjatë këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse bazuar në një plan pune 3 mujor drejtuar nga një mbikqyrës. Pas përfundimit me sukses të programit do të pajiseni me çertifikate pjesëmarrjeje”
Faza
Projekti në fjalë është konceptuar në tre faza dhe do të zgjasë deri në muajin shtator. Faza e parë përfshin periudhën nga 1 qershori deri në 14 qershor. Faza e dytë përfshinë periudhën nga 15 qershori deri në 29 qershor. Faza e tretë do të shtrihet në muajit korrik-shtator dhe do shërbejë për të kryer praktikën pranë një institucioni
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO