TIRANE - Arrestohen në Tiranë, me duart brenda në sahatet e energjisë, dy të ashtuquajtur elektricistë të ÇEZ-it. Ata manipulonin sahatët e energjisë elektrike prej dy vjetësh, kundrejt shumës 15 deri në 20 mijë lekë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Elekrtiçistët”, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Mark Ukës, 52 vjeç dhe Bashkim Gashit, 58 vjeç të dy banues në Tiranë.
Sipas policies së kryeqytetit, arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si inspektorë të kompanisë ÇEZ Shpërndarje, detyrë të cilën e kanë ushtruar deri në korrik të vitit 2012, u kërkonin dhe u merrnin qytetarëve të ndryshëm, shumën nga 15 mijë deri në 20 mijë lekë, për t’i bërë të mundur ndërhyrje të paligjshme në aparatet matës të energjisë elektrike, pranë banesave të tyre, në mënyre që shuma që do paguhej të ishte më e ulët se vlera e konsumit real.
Këtë veprim, autorët e kanë kryer në disa raste dhe në mënyrë të përsëritur gjatë dy viteve të fundit. Autorët u kapën në flagrancë në zonën e Kombinatit, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan mjete pune për ndërhyrje në sistemin energjitik dhe një sasi lëkësh, e përfituar nga veprimtaria e paligjshme. Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe personave të tjerë që dyshohen se mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com