ERSEKE-Arrestohet një i ri dhe shpallet në kërkim një tjetër pasi kanë shkatërruar me eksploziv një antenë televizive për ta shitur për skrap. Komisariati i policisë së Ersekës bën të ditur se ka vënë në pranga 28 vjecarin, Edvin Beqo, banues në fshatin Mbreshtan, i cili është kapur në flagrancë duke shkatërruar me lëndë eksplozive një antenë përsëritëse të vallëve televizive për ta vjedhur dhe më pas për ta shitur. Në momentin e arrestimti 28 vjecarit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 3.2 m fitil zjarrpërcjellës.
Veprimi po kryhej i në bashkëpunim me 22 vjecarin me iniciale A.J, të shpallur në kërkim, pasi ka arritur të largohej nga vendi i ngjarjes. “Shkaterrimi i prones”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Vjedhje” janë veprat penale për të cilat akuzohen dy të rinjtë.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com