KORÇË - Policia zbuloi në banesën e një 30-vjeçari tashmë të arrestuar, disa pajisje të teknologjisë së lartë të cilat dyshohet se përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas policisë së Korçës, këto pajisje nuk janë përdorur më parë në vendin tonë. Si posedues i këtyre pajisjeve ra në pranga Vasil Xheli, i cili akuzohet për përdorim i paligjshëm i teknologjisë së lartë.

30-vjeçari u arrestua në flagrancë në banesën e tij në lagjen numër 3 në qytetin e Korçës.

Policia kish mësuar falë informacioneve të siguruara në rrugë operative se në banesën e Xhelit kishte pajisje për kultivimin e bimëve narkotike. 

Laborator

Laboratori

Laboratori1

Redaksia Online
(e.g/Shqiptarja.com)