Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, në qytetin e Katanias pasi iu gjet një sasi prej 84 kilogramë marijuanë.
Shqiptari u arrestua pas një kontrolli në banesën e tij në Tremestieri Etneo.
Droga ndodhej brenda dollapit në dhomën e gjumit dhe nëse do të tregtohej, droga do kapte vlerën e 600 mijë eurove.
Mësohet se shqiptari është në arrest në burgun e Piazza Lanzas, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tij i plotë, përveç inicialeve M.R.
Komento