Katër persona të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale janë arrestuar nga policia në 24 orët e fundit, në disa qytete. Në Shkodër policia ka arrestuar Alban Ballçitin, i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë”. Mësohet se 41-vjeçari Ballçiti është i dënuar me 6 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Shkodër.
Në Ersekë u ndalua shtetasi në kërkim Ardian Mimini, 53 vjeç, banues në fshatin Qinam. “Gjykata e Apelit në Korçë, në fillim të këtij viti, ka dënuar atë me 5 vjet burg, për ‘prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’ si dhe ‘vrasje nga pakujdesia”, saktësoi Policia e Shtetit.
Ndërkohë në pikën e Kalimit në Goricë të Korçës, në dalje, u kap 22-vjeçari nga kryeqyteti Alban Guri, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burg për vjedhje.
Aksionet e policisë kanë vijuar në Kukës, ku u ndalua shtetasi në kërkim Bilbil Cara, 44 vjeç, banues në fshatin Lusën. “”Gjykata së Shkallës së Parë në Kukës ka vendosur ndaj Carës masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për vjedhje”, përfundon njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com