KRUJE- Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Krujës, ndërsa në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri automatik në brendësi të fshatit Larushk të Krujës.

Sipaspolicisë në pranga ka rënë Ibrahim Çupi , ndërsa akuzohet për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet  e Policisë arritën të neutralizojnë personin dhe armën me të cilinën ky shtetas kishte qëlluar në ajër, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material edhe një qese me fishekë luftarakë.
  


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)