Pranga 9 zyrtarëve të Bashkisë Lushnjë dhe 2 biznesmenëve, juristi Ledio Braho në Report Tv: Po shihen rezultatet e para të reformës! Duhet më shumë për dosjet e bujshme

TIRANË-Operacionet e fundit të SPAK me arrestime të bujshme të krerëve të organizatave kriminale por edhe si ky i sotmi ku u vunë në pranga 9 zyrtarë të Bashkisë Lushnjë, përfshi kryetarin Fatos Tushe, për juristin e njohur Ledio Braho është një tregues se institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë. Megjithatë sipas tij duhet bërë më shumë në drejtim të dosjeve të bujshme.

"Janë operacione të suksesshme të paktën deri në fazën që ndodhen deri tani. Është punë e konsiderueshme e SPAK. E vërteta është që nga SPAK priten doje të tjera që janë dosje të vërteta ku flitet për 'peshqit' e mëdhenj të vërtetë siç është dosja e aferës së unazës. Impakti i madh realisht do të jetë kur të merren masa për dosje të tilla.  Tanimë është periudha që SPAK të tregojë veten. Mbase do të shohim edhe produktet e para të reformës në drejtësi. Jam optimist që do të ketë zhvillime të reja. Patjetër që është një ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Çështja e unazës, çështja e Teatrit për të cilin tashmë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e shumë çështje të tjera. Ka kallëzime të bëra nga opozita në lidhje me shitblerjen e votës. Janë këto çështje që janë shumë të rëndësishme dhe që duhet të merren sa më parë nga SPAK", tha ai.

Braho i cili është edhe anëtar i KAS, i zgjedhur pas propozimit nga PD, shprehet se me ngjarjen e sotme u tregua që ekziston vullneti për t'i hetuar.

"Tashmë duhet gjykuar dhe duhen dënuar. Nuk duhet të ndalemi në nivel shoqëruesish apo prokuroresh. Duhet të vazhdojmë në nivele më të larta, në nivel ministrash", tha Ledio Braho

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 06/07/2021 16:05

    Roland Shyti esh mbrapa kesaj afer te qelbet ketu ne lushnje

    Përgjigju
  • Endri: 06/07/2021 15:06

    Dosja e aferes se unazes, dosja e rruges Durres-Kukes, Gerdeci, Kompleksi Partizani, CEZ-DIA. Pse permend vetem ato qe kane lidhje me qewverine aktuale o jurist?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja