Pranga 9 zyrtarëve të shëndetësisë
i dyshuar edhe ministri Ferid Agani

Pranga 9 zyrtarëve të shëndetësisë<br />i dyshuar edhe ministri Ferid Agani
Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të spitaleve dhe klinikave private në Kosovë, ndër ta edhe mjekë, janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, përdorimi i stendave të dyshimta, të skaduara, si dhe vendosja e tyre nga doktorë jokompetentë, mund të ketë çuar në vdekjen e pacientëve, që mendohet të jetë mbi 100.

Gjithashtu bëhet e ditur se në mesin e të dyshuarve është edhe ministri i i Shëndetësisë, Ferid Agani, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë.


“Ata dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, që ka të bëjë me pajisjet shëndetësore, sidomos me stendat që përdoren tek pacientët e sëmurë nga zemra. Përveç të arrestuarve, i dyshuar në këtë rast është edhe vet ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë një burim zyrtar për mediat kosovare. 

Aksioni dhe arrestimi i 9 zyrtarëve ka ardhur si rezultat i një operacioni të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, që ka të bëjë me personat që dyshohet se kanë shpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari