Pranga biznesmenit sirian, dogji 
tapetat për 1.2 mln € siguracion

Pranga biznesmenit sirian, dogji <br />tapetat për 1.2 mln € siguracion
TIRANË -Biznesmeni Sirian Raghed Hajjazi është vënë në pranga dy ditë më parë, kjo pasi ka tentuar të mashtrojë një kompani sigurimi, duke kërkuar ti marrë asaj një shumë prej 1.2 milion euro. Shifra financiare do të transferohej në llogaritë e biznesmenit si motivacion për dëmin e shkaktuar në fabrikën e tapetave që ndodhet në autostradë, biznes ky që u dogj nga flakët e zjarrit të rënë në ambientet brendshme të këtij biznesi.

Mirëpo pas verifikimeve të kryera nga ana e agjentëve të kompanisë private të siguracioneve, ka rezultuar se zjarri i rënë katër muaj më parë në fabrikën e tapetave ka qenë i qëllimshëm. Sipas burimeve të prokurorisë një fakt i tillë është vërtetuar nga ekspertiza dhe disa dëshmitarë, të cilët kanë nxjerrë se zjarrëvënia ka shumë gjasa të ketë qenë e qëllimshme, dhe jo të ketë ardhur nga ndonjë anomali në rrjetin elektrik apo nga ndonjë pakujdesi. Mësohet se biznesmeni sirian Hajjazi, e ka ngritur këtë skemë me qëllim përfitimin e siguracionit, skemë nëpërmjet së cilës edhe një herë tjetër ka dalë me sukses.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës