Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Murriqanit pasi gjatë kontrollit të policisë në mjetin e tyre u gjetën 7.2 kg kg lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Mësohet se shtetasit e arrestuar janë shtetasit I. Gj. 31 vjeç, dhe E. N. 23 vjeç, banues të dy në Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Komento