LONDËR - Policia britanike ka arrestuar dy shqiptarë që po përpiqeshin të hynin ilegalisht në këtë vend, nga vende të tjera të Bashkimit Europian. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur nga autoritetet londineze, por është njoftuar, se ata janë të moshave 29 dhe 30 vjeç.
Siç bëjnë të ditur agjencitë britanike të lajmeve, referuar policisë lokale, dy shqiptarët kanë hyrë në Britani përmes Francës, një rrugë kjo e shpeshtë për emigrantët ilegalë shqiptarë, të cilët kanë destinacion Anglinë. Shqiptarët u kapën në qytetin jugor të Portsmouth, të cilët ishin fshehur në një kamion.
Policia tha, se në tavanin e kamionit, të ngarkuar me grurë ishte krijuar një hapësirë boshe, ku mund të qëndronin shqiptarët gjatë udhëtimit. Ata nuk mundën të kalonin më përtej portit, nga ku u pikasën edhe nga policia portuale. Britania e Madhe është është vend i lakmuar nga shqiptarët, të cilët deri në vendet fqinj, pjesë e BE-së, kanë mundësi të lëvizin pa viza.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com