TIRANE – Një inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatime në Tiranë u arrestua nga policia pasi ka favorizuar menaxherin e një kompanie private. Bashkë me të në prangat e policisë ra edhe menaxheri i cili i ka dhënë ryshfet.

Policia arrestoi 32-vjeçarin Metijon Bijon me detyrë Inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Tiranës dhe Kreshnik Kasajn 27 vjeç, menaxher i një kompanie private.

Inspektori i Tatimeve ka marrë një shumë prej 99 mijë lekësh në këmbim të favorizimit ndaj menaxherit në kundërshtim me ligjin.

Redaksia Online
(Gre.M/ Shqiptarja.com)