ELBASAN - Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan kanë arrestuar një 46 vjeçar për mashtrim.
 
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Administratori” është arrestuar Bekim Alla, 46 vjeç, banues në Zgosht të Librazhdit.
 
Sipas hetimeve rezulton se 46-vjeçari me anë të mashtrimit duke u paraqitur si administrator i një firme elektrike fiktive punësonte shtetas të ndryshëm në qytetin e Elbasanit dhe nuk i paguante.
 
Mësohet se po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për zbardhjen e plotë të kësaj skeme mashtrimi.
 
 
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)