Policia e Tiranës, arrestoi sot një biznesmen ndërtimi, i akuzuar për trafik droge në Itali, për të cilin Gjykata e Breshias në Itali, ka nxjerrë një urdhër arresti me dyshimin e përfshirjes në rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.
Fejzi Zekaj, 39 vjeç nga Kuçova banues në Tiranë u arrestua në banesën e tij, pranë zonës së liqenit artificial, ndërsa në momentin e arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë policisë. Ndërkaq ai iu pohoi hetuesve se nuk kishte lidhje me trafikun e drogës.
Sipas hetuesve të policisë, dyshohet se Zekaj, paratë e fituara nga trafiku i drogës në Itali, i ka investuar në një kompani ndërtimi në Shqipëri, por që është regjistruar në emër të familjarëve të tij.
Sipas policisë kjo kompani është “FZ. Construction”, e përfshirë në ndërtimin e vilave dhe blloqeve në zonën e Saukut, të Farkës dhe pranë zonës së liqenit artificial në Tiranë.
Policia tha se arrestimi i Zekajt, u krye me qëllim ekstradimin e tij në drejtim të Italisë, ku është nën hetim nga Gjykata e Antimafias së Breshias.
Ndërkaq paralelisht me hetimin në Itali, pritet që policia dhe prokuroria Shqiptare në bazë të ligjit antimafia të nisin një hetim ndaj Zekajt, për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale si dhe pritet të nisë edhe një proces për hetimin për identifikimin e burimit të parave.
Ja fotoja e biznesmenit

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO