TIRANE - Një tjetër biznesmen ka përfunduar në prangat e policisë për ndërtim të paligjshëm. 51-vjeçari Arben Reli, administrator i firmës "Hydrosistem" u arrestua nga efektivët e policisë së Tiranës pasi kishte vijuar punimet në një kompleks prej 40 vilash 5-kateshe në Farkë edhe pse komuna kishte marrë vendim për t'i pezulluar punimet pa dhënë asnjë aprovim tjetër për rifillimin e tyre. 

Kompleksi në fjalë ndodhet në lagjen e "Çollakve" e konkretisht efektivët e policisë kanë konstatuar punime në fasadën e një prej vilave. 

Arben Reli dy muaj më parë ishte proceduar penalisht në gjendje të lirë, po për akuzën e ndërtimit të paligjshëm. 

Policia ka konstatuar katër punëtorë të firmës kontraktuar nga administratori Arben Reli  të cilët vazhdonin punimet në kompleksin e vilave edhe pse me datë 16 korrik të vitit të kaluar, komuna e Farkës kishte pezulluar vijimin e punimeve.

Punëtorët e firmës që po kryenin punimet:
- A. C., 31 vjeç, banues në Tiranë
- P. R., 39 vjeç, banues në Tiranë
- F. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë
- F. P., 26 vjeç, banues në Tiranë

pallatet
(Objekti ku po kryeheshin punime)

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)