(Blenard Fejzulla)
Fejzulla, njihet si një nga anëtarët e grupit “Kompas” që drejtohej nga Armand Andoni allias Arjan Selimi i cili ka qënë ish-bashkëshorti i Inis Gjonit. Selimi është ekzetuar me disa plumba poshte pallatit të tij, ndërkohë që për ish-mikun e tij Blenard Fejzulla Italia ka nisur prej disa kohësh gjuetinë.
Fejzulla është arrestuar nga autoritet shqiptare me qëllim ekstradimin e tij në itali. 39 vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Milanos e kishte dënuar atë me 15 vite burg, nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikut të drogës.
Ndërkohë në Shqipëri Fejzulla është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Krimeve të rënda, dënim ky të cilin ai e ka shlyer.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)