Pranga oficerëve të kredisë
paratë e bankës i fusnin në xhep
Dy oficerë kredie të degës së bankës Noa.Sh.a në Durrës janë arrestuar pasi dyshohen se për 2 muaj kanë vjedhur shuma parash, duke mos bërë derdhjen në bankë por duke i futur në xhepat e tyre.
DURRES- Dy oficerë kredie të degës së bankës Noa.Sh.a në Durrës janë arrestuar pasi dyshohen se për 2 muaj kanë vjedhur shuma parash, duke mos bërë derdhjen në bankë por duke i futur në xhepat e tyre.
Të arrestuarit janë Ardian Asllani (Arrtunda), lindur me 06. 07. 1968 ne Shkodër dhe banues në Lgj.1, Durrës, si dhe Nelion Delliallisi, lindur me 16. 07. 1983 në Durres dhe banues në Lgj.6, Durrës.
Vetë institucioni bankar Noa Sh.a në Durrës bëri kallzimin penal në prokurori. Nga auditimi i brendshëm në degën e Noa, sh.a Durrës ishin konstatuar veprime te kundraligjshme të punonjësve të Degës Durrës, të NOA sh.a.
“Njësia e Përbashkët Hetimore (Task Force) pranë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Durrës, pas veprimeve hetimore të kryera, konstatuan se dy të arrestuarit nga 01.04.2011 deri në datë 30.06.2011, duke përfituar nga pozita e tyre si oficerë kredie në bankë, kanë marrë nga debitorët perkatës shuma të ndryshme parash dhe megjithese duhet të bënin kalimin e këtyre shumave në llogari të shoqërisë Noa. Sh.a, ata nuk i kanë kryer këto derdhje por këto shuma i kanë përfituar për vete.”- thuhet në njoftimin e shpërndarë sot nga prokuroria e përgjithshme.
Të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shperdoruar detyren” dhe te “Fallsifikimit te dokumentave”, të parashikuar nga neni 135 dhe 186 te K. Penal. Prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës, vijon hetimet mbi mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë çështje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41