TIRANE- Një përmbarues privat është arrestuar nga njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Elbasanit, pasi akuzohet se ka marrë 1 mijë euro, në këmbim të mos ekzekutimit të një vendimi gjyqësor. Mehmet Çëraga është kapur teksa ka marrë eurot, ndërkohë për të gjykakta e Elbasanit kishte vendosur masën e arrestit në burg për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas hetimeve më datë 12 shkurt 2014 një shtetas ka depozituar një kallëzim penal ndaj shtetasit Mehmet Çërraga pasi ky i fundit dyshohet se i ka kërkuar një shumë prej 1000 euro për të mos vepruar në ekzekutimin e vendimit gjyqësor civil, në të cilin kallëzuesi rezulton si palë debitore
. Kallëzuesi ka pretenduar se personi nën hetim i ka lënë si afat datën 15.02.2014 për të sjellë shumën e kërkuar të parave në të kundërt ai do të vepronte me ekzekutimin e sendeve në pronësi të tij. Më datë 12 shkurt 2014 kallëzuesi ka pranuar të bashkëpunojë me oficerët e policisë gjyqësore për të faktuar veprën penale. Në kuadër të veprimeve hetimore ka rezultuar se personi nën hetim shfaq interes për kërkimin dhe marrjen e parave nga kallëzuesi në funksion të veprimeve përmbarimore
Më datë 19.02.2014 është autorizuar nga prokurori përdorimi i metodës të “veprimit simulues”, ku është autorizuar për kryerjen e këtij veprimi kallëzuesi, i cili është lejuar t’i japë personit nën hetim Mehmet Çërraga shumën prej 1000 euro si veprim i simulimit të aktit korruptiv. Më datë 19.02.2014 kallëzuesi, pasi ka zhvilluar një bisedë me personin nën hetim, sipas orientimeve të tij, ka lënë në makinën e parkuar përpara zyrës së përmbaruesit, shumën prej 1000 euro të futur në një zarf.
Më pas, personi nën hetim Mehmet Çërraga ka shkuar pranë makinës së tij me qëllim marrjen e parave, ku edhe është arrestuar në flagrancë nga policia gjyqësore. Personi nën hetim Mehmet Çërraga ushtron detyrën e përmbaruesit gjyqësor privat dhe është arrestuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Shkrimi u publikua sot (20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com