Nga hetimet e prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, doli se Kodra, kryente veprime fiktive në sistemin kompjuterik TIMS për persona të ndryshëm kundrejt pagesës nga 150-300 euro.
Sipas hetimeve, ky punonjës policie regjistronte në mënyrë fiktive hyrje-dalje të personave të ndryshëm nga kufiri, i bënte për efekt të afateve të qëndrimit në vëndet e Bashkimit Europian.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se numri i personave që janë regjistruar fiktivisht nga i dyshuari Kodra është i madh. Më herët me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kodrën.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)