TIRANE- Pronari i bar “Manhatan” në Tiranë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Antikrimi Financiar pasi akuzohet për mashtrim. Arrestimi është bërë pas masës së arrestit nga Gjykata.
 
Ilir Ago, akuzohet për mashtrime në shuma të mëdha për falsifikime në shitblerje pronash. Shuma e mashtrimit për të cilën akuzohet pronari i bar “Manhatan” në kryeqytet arrin në 500 mijë euro.
 
Bar “Manhatan” ndodhej në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, në zonën e ish-Bllokut, i cili ka qenë disa herë objekt i konfliktit më Policinë Bashkiake. Së fundi, këtij lokali i është hequr fasada rrethuese.

Pikërisht problemet e konstatuara me pronën e ish-bar “Manhatan”, kanë çuar në hetimin dhe konstatimin e shkeljeve. Sipas Policisë së Tiranës dhe Antikrimit Financiar, hetimet kanë vijuar për disa vite, të cilat kanë çuar në zbardhjen e falsifikimeve që Ago kishte bërë.
 
Arrestimi është kryer mbrëmjen e djeshme, ndërsa janë konfiskuar pronat e tij që dyshohen të jenë me dokumentacion të falsifikuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)