TIRANË - Punonjësi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Mehmet Kadrija është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në biznesin e tij është konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Arrestimi i 51 vjeçarit, banues në Tiranë u krye pasi punonjësit e OSHE-së konstatuan në flagrancë se në dyqanin e tij, i cili ndodhej në kompleksin e pallateve “Malaizjane“ energjia elektrike është rilidhur në mënyrë të paligjshme.
 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)