ITALI - Eshtë edhe një shqiptar mes 3 personave të ndaluar nga policia italiane me akuzën e rrëmbimit të një biznesmeni. Andrea Calevo, 31 vjeç, ishte rrëmbyer natën e 16 dhjetorit nga 3 persona që i zunë pritë pranë shtëpisë së tij. Ai është drejtuesi i një firme shumë të njohur në La Spezia të Italisë, e specializuar në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Sipërmarrësi i ri u lirua ditën e fundit të vitit falë një operacioni të forcave speciale të Karabinierëve ndërsa mediat italiane pohojnë se asnjë qindarkë prej 8 milionëve Eurove që kishin kërkuar, nuk u është paguar rrëmbyesve.

Identiteti i këtyre të fundit nuk bëhet publik. Përveç rrëmbyesit shqiptar, dy të tjerët mësohet se janë shtetas italianë, gjysh e nip.

*Foto biznesmeni italian

(im/Gre.M/Shqiptarja.com)