MAMURRAS - Policia e Kurbinit deklaroi mëngjesin e së enjtes se ka mundur të prangosë një person, i cili figuronte në listën e të shumëkërkuarve nga drejtësia.

Astrit Tafa rezulton se jetë i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen e vëllezërve Shkreta në Mamurras ndërsa ishte në kërkim për shkak të mbajtjes së një arsenali armësh pa leje.

Nga të dhënat e para të uniformave blu mësohet se Tafa ka lidhje të ngushta me Jetmir dhe Muharrem Llanin. Këta të fundit janë të njohur për policinë për shkak të hasmërisë me familjen Shkreta. Histori që ka çuar në një zinxhir vrasjesh në muajt e fundit mes të cilave edhe ajo e një fëmije 9-vjeçar.

ATENTATI I VELLEZERVE SHKRETA ATY KU U VRA 9-VJECARI
Zinxhiri i hakmarrjes mes familjes Shkreta e Llani në Fushë Mamurras deri tani ka marrë tre jetë brenda 5 muajsh. Pa kaluar 24 orë nga apeli i nënës, dy djemtë e saj u bënë pre e një atentati të ndodhur më 4 nëntor kur vëllezërit, Gentian dhe Aurel Shkreta po ktheheshin në shtëpi. Ndërsa më 22 nëntor policia arrestoi në Itali Jetmir Llanin për ekzekutimin e Gentian Shkretës. Jetmir Llani dyshohej se shoqërohej edhe nga Muharrem Llani, ky i fundit u bë pre e një atentati nga vëllezërit Shkreta më 5 qershor, ku mbeti i plagosur, ndërsa djali i Jetmirit, 9 vjeç u vra.

Policia e Kurbinit deklaroi fillimisht se ishte plagosur me armë 20 vjecari Aurel Shkreta, ndërsa u theksua se një kufomë ishtë gjetur disa kilometra larg vendit ku u plagos 20 vjecari. Informacionet paraprake të policisë thanë në atë kohë se dy ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën. Por pas verifikimeve u vërtetua se bëhej fjalë për një atentat ndaj dy vëllezërve Shkreta, si pasojë e të cilit kishte mbetur i vdekur Gentian Shkreta, ndërsa i plagosuri ishte i vëllai, Aurel Shkreta.

Trupi i Gentianit u gjet në vendin e quajtur Ura e Drojës, pikërisht aty ku u është vrarë dhe Indrit Llani më 5 qershor.

ZANAFILLA E HAKMARRJES
Kjo histori hasmerie e ka zanafillën e saj me 5 qershor të këtij viti kur pas një konflikti për motive që do të cilësoheshin të dobëta, mes familjeve Llanaj dhe Shkreta, ku u qëllua për vdekje 9-vjecari Indrit Llani. Sipas policisë vrasja e fëmijës ndodhi gjatë një atentati që dy vëllezërit Altin dhe Alban Shkreta i bënë xhaxhait të 9 vjecarit, Muharrem Llanajt në fshatin Shpërdhet të Fushë-Mamurrasit.

Njëri prej autorëve të krimit të rëndë, Alban Shkreta u vu në pranga mbrëmjen e 5 qershorit. Rreth një muaj pas vrasjes së 9 vjecarit u vu në pranga edhe autori tjetër i ngjarjes, Altin Shkreta. Kjo ngjarje e rende do te pasohej me disa vrasje të tjera.Mëngjesin e 19 korrikut u vra me armë zjarri në rrugën “Hoxha Tahsim” Mark Shkreta, rreth 70 vjeç, babai i dy vëllezërve të arrestuar. Policia njoftoi ne atë kohë se vrasja kishte ndodhur për hakmarrje akuzoi për vrasje Jetmir Llani, babanë e 9 vjecarit të vrarë.

Vetë Jetmir Llani në një intervistë telefonike për A1 Report deklaroi se nuk ishte ai autor i krimit dhe se nuk do të qëllonte mbi një plak për të marrë hakun e të birit.
Me 1 gusht një sasi eksplozivi iu vendos banesës së Mark Shkretës, në Fushë Mamurras.

Nga shpërthimi nuk ka pati të lënduar pasi shtëpia ka qenë në riparim e sipër dhe nuk banonte njeri. Nderkaq më 19 shtator Jetmir Llanaj u vu ne pranga ne aeroportin e Rinasit, nen akuzen e armembajtjes pa leje. Edhe pse dyshohej si autori i vrasjes së Mark Shkretes, pas disa kohësh ai u la i lirë, pasi nuk kishte prova. Ndërkohë që dy ditë më parë në një intervistë për TV A1 Report, nëna e vëllezërve objektiv i atentatit të së dielës pasdite (4 nëntor) bënte apel për ndihmë, pasi djemtë e saj ishin në rrezik.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)