Policia Italiane ka vënë në pranga 27-vjeçarin shqiptar, Edison Rohani, i cili u kap duke vjedhur në një bazë ushtarake të NATO-s, në Baia Verde të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari Rohani, kishte shkuar në bazën ushtarake, e cila është një stacion satelitor i NATO-s, për të vjedhur 14 kg bakër nga telat elektrikë që shërbenin për sistemin ftohës të një ndërtese.
27-vjeçari do të përballet me akuzën e hyrjes së paautorizuar në një objekt ushtarak të sigurisë së lartë.

(Baza e NATO-s në Baia Verde)
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com