Katër të rinj nga Tirana janë arrestuar në flagrancë pasi vidhnin në kryeqytet parvaze metalike dhe kangjella rrethuese për ti shitur për skrap në pikat e grumbullimit. Policia bën të ditur se vuri në pranga Jurgen Sinjari 19 vjeç, Rigers Vejsiu 19 vjeç, Ergys.Sh, 17 vjeç dhe Omar.N, 18 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Ata u kapën rreth orës 4 të mëngjesit në ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Skrapi” së Policisë së Shtetit duke tentuar të vjedhin parvazet metalike të apartamenteve dhe lokaleve në rrugët ”Shkëlqim Fusha” dhe ”Frederik Shiroka” në kryeqytet.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA