FIER - Policia e Shtetit ka vijuar me arrestimet në kuadër të luftës së shpallur nga Qeveria ndaj informalitetit. Në këtë mënyrë, në Fier janë arrestuar dy inspektorë terreni të Tatimeve dhe ka filluar hetimi në gjendje të lirë për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kontrollit Tatimor në këtë qytet.
Mësohet se dy inspektorët e Tatimeve, Bledar Velaj 29 vjeç dhe Ermira Sali 35 vjeç akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk morën masa ndaj një karburanti që nuk kishte kasë fiskale.
Gjithashtu, për të njëjtën vepër penale, pra për shpërdorim detyre, procedohet në gjendje të lirë edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale, 40-vjeçari me iniciale B.S. Në prangat e efektivëve ra edhe administratori i karburantit, Lorenc Llaka 39 vjeç i cili akuzohet për fshehje të të ardhurave ndaj shtetit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com