Gjatë kontrolleve të njëpasnjëshme, nga viti 2011, blutë i kishin sekuestruar 166 kallëpe tritoli me nga 400 gramë secila, 10 mina kundratank, qindra fishekë, etj, teksa vijonin përplasjet me Artur Gabën, administatorin e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, përsa u përket problemeve të pronësisë. Mesazhe kërcënuese me jetë mbërritën në adresë të administratorit Gaba dhe të drejtorit Carl Xhorxh me dërgues Zallën, ndërsa thuajse përditë ato zona u tronditën nga shpërthimet e tritolit, deri kur ngjarjet u acaruan së tepërmi.
(Në foto i arrestuari Ylli Zalla në posedim të armëve ushtarake)
Majin e vitit 2011, Gaba merr një mesazh nga Balla me tekstin e pandryshuar "hakmarrje për mashtrimin që na keni bërë fshatit Zalla dhe pronat tona. Nuk tallemi do e pagueni me kok Carl Xhorxh, Anuar Shadi Tur Gabo, me jetë do e shohim hakmarrje për drejsi loja ka filluar, hakmarrje për drejtësi e Carli”. Një vit më vonë, një shpërthim tritoli i telekomanduar trondit banorët e rrugës “Budi” në Tiranë, ku ndërrroi jetë Anuar Rizik, ekonomisti i fabrikës.
Edhe pas kësaj ngjarjeje, fabrika “zjente” nga shpërthimet me tritol, teksa banorët e fshatit Zallë shoqëroheshin në polici, pasi kishin shfaqur pakënaqësi rreth ndërtimit të fabrikës në tokën e tyre. Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria kishin nisur të formulonin akuza dhe ta dërgonin në gjyq babain e 3 fëmijëve, për “mbajtje të municionit luftarak”, ndërsa në seancat pasuese Zalla shfaqte pendesë, teksa ekzaminimet e nxirrnin me probleme mendore.
ARMATIMI QE I'U KAP ZALLES:
7 shekë, model 54, kalibri 7.62 mm
3 kallëpe eksploziv, 40 cm
Një arkë boshe për mbajtjen e municioneve
Lëndë e bardhë e kokrrizuar, rreth 2 kg nitrat amoni
20 arka llamarine me fishekë luftarakë
Disa arka municionesh te boshatisura
10 mina kundratank MKT|
720 fishekë e 7 pako me nga 20 fishekë secila
166 kallëpe tritoli, ku një kallëp është 400 gr
6 rrathë me fitil zjarrpërcjellës
16 pako cilindrike (tritol), “Nobelex”
2 predha granathedhëse
21 cope kuti me shkrehës dhe ndezëz
10 krehëra pushke, me nga 20 fishekë
40 fishekë model 56, kalibër 7,62 mm
3 karikatorë automatiku me nga 30 fishekë
96 kapsolla detonatore
Në një nga akuzat e prokurorisë për të thuhet se “Sipas aktit të ekspertimit tekniko-xhenier Nr.54 datë 27.07.2011 rezulton se lënda objekt ekspertimi e futur në 8 pako është lëndë plasëse plastike, në gjendje të rregullt teknike, shpërthen nga kapsolla detonatore, mund të përdoret edhe për përgatitjen e ngarkesave me lëndë plasëse për shkatërrimin e objekteve të ndryshme”. Ndërkaq, mbetet për t’u sqaruar pozicioni i Zallës në trafik droge apo dërgimin e muxhahedinëve në Siri.
Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)