ELBASAN - Shefi i Policisë Kriminale njëherësh zëvendësshef i Komisariatit të Policisë së Elbasanit Abaz Lala u arrestua sot nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme nën akuzë për shpërdorim detyre. Po ashtu me kërkesë të Prokurorisë Gjykata ka vendosur të pezullojë nga detyra oficerin e policisë gjyqësore Fatjon Susaj, pasi dyshohet se nën urdhrat e komisarit Lala nuk ka raportuar një plagosje.
Konkretisht, shefi i Policisë Krimianale Abaz Lala akuzohet për dekonspirim të operacioneve sekrete të policisë ndaj subjekteve të lojërave të fatit që ushtronin aktivitetin në mënyrë të paligjshme.
Lala u vu në pranga rreth orës 14:00 në zbatim të vendimit të arrestit me burg që Gjykata e Elbasanit dha po gjatë ditës së sotme.
Arrestimi ndaj zyrtarit të policisë erdhi pas hetimeve katër mujore, përmes të të cilave është vërtetuar se komisari Abaz Lala ka shpërdoruar detyrën kundrejt shumave të konsiderueshme të parave.
Sipas hetimeve, Lala njoftonte për operacionet e policisë subjektet e ndryshme që ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit në mënyrë të kundraligjshme.
Po ashtu, vetë komisari Abaz Lala menaxhonte lokalin në pronësi të vëllait të tij. Sipas hetimeve të deritanishme shefi i seksioneve të krimeve i shmangej detyrimeve tatimore, nuk siguronte të punësuarit në lokal, fshihte të ardhurat dhe nuk paguan taksat dhe tatimet, nëpërmjet manipulimit të të dhënave mbi të ardhurat e realizuara. Po ashtu, hetimet kane nxjerre ne pah Lala menaxhonte disa pika ku zhvilloheshin aktivitete të kundraligjshme të lojrave të fatit.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Tre situatat që vënë nën akuza komisar Lalën
Akuza1: Lala dhe Susaj nuk referuan një plagosje me thikë, liruan autorët
Në datën 08 shtator 2014 në qytetin e Elbasanit në vendin e quajtur pranë kryqëzimit të Cërrikut, ka ndodhur një ngjarje kriminale, ku shtetasi A.D, është goditur me thikë nga disa persona të tjerë. Nga ana e Komisariatit të Policisë Elbasan është marrë njoftim për ngjarjen dhe janë kryer veprimet e para, janë shoqëruar të dyshuarit në ambientet e Komisariatit, por rezulton se nuk është zbatuar ligji procedural penal dhe ai për Policinë e Shtetit. Të dyshuarit nuk janë arrestuar, por janë lënë të lirë, janë larguar, ngjarja për disa ditë nuk është referuar në prokurori. Ne momentin që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, nisi verifikimin e rastit nga Komisariati i Policisë Elbasan, ngjarja e mësipërme iu referua prokurorit thjesht për vlerësim, pa paraqitur gjendjen reale të asaj që kishte ndodhur dhe pa dokumentin e veprimeve që realisht ishin kryer. Fshehja e këtij fakti kriminal, moskryerja e veprimeve të kërkuara nga ligji, rezultojnë të jenë kryer nga oficeri i policisë gjyqësore Fatjon Susaj, nën urdhrat e zv/shefit të komisariatit Abaz Lala.
Akuza 2: Lala nuk deklaroi pasurinë, aktivitetin në emër të vëllait
Gjithashtu Abaz Lala, megjithëse me detyrën e zv/shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ushtron veprimtari private në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues në fushën tregtare, të legjislacionit tatimor dhe atij qe rregullon funksionin e Policisë se Shtetit. Vëllai i tij Astrit Lala, rezulton të ketë të regjistruar një aktivitet Bar Kafe, të ndodhur në Lagja “Kongresi Elbasanit” Elbasan, lokal i cili në fakt, menaxhohet nga vetë shtetasi Abaz Lala. Ky i fundit duke përdorur pushtetin e tij, në sajë të detyrës si zv/shef i komisariatit të Policisë Elbasan dhe shef i seksioneve të krimeve, i shmanget detyrimeve tatimore, nuk siguron të punësuarit në lokal, fsheh të ardhurat dhe nuk paguan taksat dhe tatimet, nëpërmjet manipulimit të të dhënave mbi të ardhurat e realizuara.
Akuza 3: Lala favorizonte subjekte të lojërave të fatit
Gjithashtu shtetasi Abaz Lala, dyshohet se favorizon subjekte të ndryshme në aktivitetin e lojërave të fatit, aktivitet i cili kryhet në kundërshtim me ligjin. Ai kërkon dhe merr nga këto subjekte shuma të konsiderueshme parash, në këmbim të mosraportimit të tyre. Nga të dhënat rezulton se kjo veprimtari kriminale, ka një shtrirje kohore të gjatë dhe është e mirëorganizuar nga funksionari i policisë së shtetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO