Pas një hetimi policor në një  Casareta në Via Novelli thuhet se është arrestuar një shqiptar në ambientet e një lokali.

Por më pas Prokuroria  ka arrestuar edhe tre shqiptarë të tjerë të cilët akuzohen për vjedhje .

Mediat Italiane raportojnë se në pranga të policisë kanë rënë, Artur Gega, 29 vjeç, i cili rezulton se është plagosur më parë në Itali. Me kërkesë të Prokurorisë  në Chieti, Gega është kërkuar për veprën penale vjedhje të rëndë.

Në një deklaratë të  bërë nga  Prokuroria Italiane thuhet se në 3 nëntor pas një kontrolli në një fermë në Ortona, janë arrestuar katër persona, mes tyre dhe Gega. Në momentin e arrestimit është   gjetur një sasi e madhe  me objekte të çmuara si  dhe 2000 euro. Në idhje me këtë Prokuroria ka kërkuar zbatimin e masës “arrest me burg” edhe për tre shqiptarë të tjerë Ervis Osmani, Alfons Bushi dhe një tjetër ku identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com