Policia turke ka vënë në pranga sot në Izmir vëllain e autorit të akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit në Turqi, Fetullah Gulen.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke të cilat shkruajnë se Kutbettin Gulen është ndaluar nga forcat e policisë, pas një informacioni të marrë se ai gjendej në shtëpinë e një të afërmi në rajonin e Gaziemirit, në perëndim të provincës së Izmirit.

Kutbettin, vëllai i Fetullahut është i pari i afërm i Gulenit që arrestohet pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, në të cilin mediat turke deklaruan se kishte shumë të vdekur e disa të plagosur.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)